Shkencëtarët shpresojnë që në një të ardhme jo shumët të largët të mund të diagnostikohet autizmi tek fëmijët vetëm me një test gjaku dhe urine. Dhe janë hedhur hapat e parë drejt gjetjes së një testi biologjik që mund të shërbejë për diagnostikimin e hershëm të çrregullimit të spektrit të autizmit.
Gjatë studimit shkencëtarët testuan fëmijët me dhe pak këtë gjendje, dhe zbuluan nivele të larta të proteinave të dëmtuara tek fëmijët me këtë çrregullim. Shkencëtarët thonë se këto teste mund të çojnë në zbulimin në kohë të kësaj sëmundjeje, ku aktualisht është gati e pamundur që autizmi të diagnostikohet tek fëmijët para moshës 2 vjeç, ndoshta edhe më vonë.
Megjithatë ata theksojnë se duhet kohë që ky test të bëhet realitet. Duke qenë se nuk ka teste biologjike që mund të dallojnë këtë gjendje, ajo diagnostikohet nëpërmjet kontrollit të sjelljeve të fëmijës. Gjatë studimit të ri, të publikuar tek revista Molecular Autism, shkencëtarët hulumtuan për ndryshimet mes substancave kimike në gjak dhe urinë të 38 fëmijëve autikë dhe 31 fëmijëve pa këtë gjendje, të gjithë të moshës 5-12 vjeç.
Tek fëmijët me autizëm zbuluan nivele më të larta të proteinave të dëmtuara, kryesisht në plazmën e gjakut. Drejtuesja e këtij studimit, dr. Naila Rabbani, nga Universiteti Warwick, Britani, tha për BBC se testet mund të përdoren nga mjekët për të diagnostikuar autizmin në fazat e para të fëmijërisë duke dalluar këta tregues.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...