Përgjigja nuk është ajo që keni menduar.
Uji me gaz mund të jetë një alternativë e mirë në vend të pijeve të gazuara, por a është i shëndetshëm? Ja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme të bëni studimet tuaja mbi llojin e ujit të gazuar që blini, shkruan “Living”.
Të gjithë e dimë rëndësinë e pirjes së mjaftueshme të ujit për të qëndruar të hidratuar – veçanërisht nëse keni një mënyrë jetese aktive.
Për disa njerëz, sidoqoftë, pirja e ujit duket e mërzitshme kur ka kaq shumë pije të tjera për të zgjedhur. Uji me gaz është një alternativë e njohur dhe është më i shëndetshëm se pijet e tjera të gazuara ose alkooli.
Edhe kështu, mund të pyesni veten: a është në të vërtetë i mirë uji me gaz për ju?
“Uji i gazuar mund të jetë një mënyrë e mrekullueshme për t’u hidratuar pa marrë një sheqer të panevojshëm”, thotë Gabrielle Tafur, një dietologe e nga Orlando, Florida. Edhe kështu, shton ajo, është e rëndësishme të dini përbërësit për t’u siguruar që “nuk ka gjithashtu sheqer të shtuar dhe përbërës të tjerë,”
Së pari, jo të gjithë ujërat me flluska janë njësoj. Uji i gazuar zakonisht vjen në forma të ndryshme dhe mund të përmbajë ëmbëlsues alternativ për t’i dhënë atij një aromë të ëmbël, thotë Tafur.
Pra uji i gazuar është i shëndetshëm vetëm atëherë kur nuk ka përbërës të tjerë të cilët mund t’i lexoni në listën përkatëse në të gjitha shishet që blini.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...