Një fëmijë nga Afrika e Jugut është fëmija i tretë në botë i lindur me HIV, sëmundja e të cilit kthehet në remision.
Fëmija kishte një sistem imunitar të shëndoshë për më shumë se tetë vite pasi u trajtua qysh në fillim, sipas një studimi, përcjell portali arbresh.info.
Hulumtuesit besojnë se trajtimi agresiv menjëherë pas infeksionit arriti të mundësojë remisionin e sëmundjes, që nëse zgjatë mund të jetë një formë e kurës për virusin vdekjeprurës.
Personat HIV pozitivë duhet të marrin ilaçe të përditshme antiretrovirale (ART) për tërë jetën e tyre për të kontrolluar përparimin e infeksionit.
Por ekspertët u habitën nga rezultatet e testimit klinik, të paraqitura në një konferencë në Paris, e cila duket se e ka lënë fëmijën pa nevojë për ilaçe.
Studiuesit nuk e identifikuan të miturit, por thanë se ata filluan me medikamentet me HIV kur ata ishin dy muajsh dhe u ndaluan 40 javë më vonë.
Testet kur fëmija ishte nëntë vjeç e gjysmë gjetën shenja të virusit në një numër të vogël të qelizave të sistemit imunitar, por asnjë i aftë për të riprodhuar, përcjell arbresh.info.
Fëmija nuk ka një mutacion gjenor që jep rezistencë natyrale ndaj infeksionit të HIV, thanë hulumtuesit, kështu që remisioni duket e mundshme për shkak të trajtimit të hershëm.
Ekspertët kanë theksuar se rasti është jashtëzakonisht i rrallë dhe nuk sugjeron një rrugë të thjeshtë për një kurë të ardhshme për AIDS, e cila vrau rreth 1.1 milion njerëz në mbarë botën në 2015./Arbresh.info
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun