Mjekët kinezë e quajnë fytyrën ‘pasqyrë e shëndetit’, duke qenë se lëkura reagon ndjeshëm ndaj çdo keqfunksionimi dhe ndryshimi në trup, duke na dërguar për shembull sinjale në formën e puçrrave.
Ja disa nga problemet në organizëm që paralajmërojnë puçrrat në fytyrë.

Ballë dhe vetulla
Puçrrat në ballë ose sipër vetullave shumicën e rasteve tregojnë për probleme të caktuara gastrointestinale.

Hundë
Puçrrat në hundë paralajmërojnë për probleme në sistemin kardiovaskular, të cilat kanë si shkaktar kryesor stresin.

Vesh
Sipas mjekëve kinezë, lëkura në vesh është e lidhur ngushtë me mënyrën e funksionimit të veshkave dhe sistemit urinar.

Mollëzat e faqeve
Mollëzat e faqeve dhe pjesa e sipërme e tyre reflektojnë funksionin e mushkërive dhe bronket. Puçrrat e shfaqura këtu mund të tregojnë për probleme me sistemin respirator. Alergjitë mund të jenë gjithashtu një arsye e shfaqjes së tyre.
Ndërsa puçrrat në pjesën e poshtme të faqeve mund të tregojnë me probleme dentare.

Buza
Problemet dermatologjike përreth gojës mund të na sinjalizojnë për ndonjë problem me sistemin tretës.

Mjekër
Puçrrat në këtë pjesë të fytyrës sinjalizojnë më shumë ardhjen e ciklit menstrual. Por, mund të jenë shenjë edhe e ndonjë çrregullimi hormonal apo problemi me sistemin riprodhues.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...