Në Kosovë sot janë bërë pesë vjet që kur janë shfaqur dy rastet e para pozitive me Covid-19.
Më 13 mars të vitit 2020 dy qytetarë, një burrë 77-vjeç nga komuna e Vitisë si dhe një shtetase italiane 20-vjeçare rezultuan pozitiv me Covid-19.
Këta dy persona ishin pacientët zero në Kosovë të cilët e shënuan fillimin e pandemisë globale e cila ishte shpallur vetëm dy ditë më herët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kjo pandemi ka prekur mbi 273 mijë njerëz ndërsa ka lënë të vdekur 3211 persona.
Vaksina kundër kësaj sëmundje të shkaktuar nga koronavirusi, u zbulua në dhjetor 2021 më pak se një vit nga shfaqja e kësaj pandemie. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dy doza mbi 46 për qind e popullsisë, ndërsa në total janë të vaksinuar 51 për qind e qytetarëve.
Covid-19 në botë ka infektuar 759,408,703 ndërsa të vdekur kanë mbetur 6,866,434.
Dolce largohet nga Grande Fratello – pritet të riktheh...
Nisma nuk arrin marrëveshje me PDK-në, garon e vetme në zgje...
Go+ Peja rikthehet tek fitorja, mposht Yllin
Limaj: Nëse kalojmë pragun dhe futemi në Kuvend bashkohemi m...
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...