Të skuqurat
Çdo gjë e skuqur mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në trup. Sipas Andrea Giancoli, dietolog, ushqimet e skuqura si patatet, mund të shkaktojnë inflamacion në trup dhe rrezik për sëmundjet e zemrës.
Llojet e mishit të përpunuar
Kanë një përmbajtje të lartë yndyre dhe të gjitha ushqimet që mund të kontaminohen lehtësisht. Qëndro sa më larg këtyre produkteve që shkaktojnë inflamacion në trup.
Ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me shumë karbohidrate
Janë gjithashtu rrezik për plakjen. Jo vetëm që ndikojnë në shtimin në peshë, por gjithashtu të krijojnë edhe rrudha. Giancoli thotë se konsumi i shumë produkteve të tilla mund të ҫojë në shterim të kolagjenit të lëkurës, aq shumë i domosdoshëm për të luftuar krijimin e rrudhave.
Mishi i kuq
Po ashtu një përbërës që ka përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Përpiqu të konsumosh sa më pak mish dhe më shumë mish pule apo fruta deti, në mënyrë që të shmangësh yndyrën e lartë që mund të shkaktohet në trup. Nëse vërtet të pëlqen mishi i viҫit, zgjidh më mirë fileto, sepse ka më pak rrezikshmëri.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës