3 ushqimet që pastrojnë trupin: Heqin toksinat nga mëlçia, shkrijnë yndyrën dhe freskojnë frymarrjen

23:52 | 14 Shkurt 2021

Janë disa ushqime që duhet patjetër të jenë pjesë e dietës, sepse janë të shijshme dhe kanë vlera të mëdha ushqyese.

Edhe nëse nuk ju pëlqejnë shumë, duhet t’i konsumoni ato, transmeton portal arbresh.info

Ja se çfarë mund të bëjnë disa nga ushqimet që pastrojnë trupin.

Avokado largon toksinat nga mëlçia

Mëlçia është ajo që çliron trupin tonë nga toksinat, por midis tyre ka edhe substanca të shumta kancerogjene që mund të ndërhyjnë në punën e mëlçisë. Kjo është arsyeja pse avokado është e mirë dhe duhet të përfshihet rregullisht në dietë, sepse është plot glutathione, e cila thjesht shkatërron toksinat kimike.

Qitro shkrin yndyrën

Qitro, ose grejpfrut, është lëndë djegëse natyrale për shkrirjen e yndyrave, prandaj është pjesë e pashmangshme e dieatve te njerëzit që vuajnë nga kolesteroli. Ajo mund të hahet e freskët, të përdoret si lëng me limon, mjaltë dhe kanellë.

Kastraveci freskon frymëmarrjen

Kastraveci është një freskues natyral i frymëmarrjes, ashtu si molla. Kur hamë kastravec të freskët, ajo stimulon pështymën, e cila ndihmon në heqjen e mbetjeve të ushqimit nga zgavra jonë e gojës, e cila gjithashtu krijon një erë të pakëndshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara