Shkencëtarët kanë ardhur deri tek ilaçi, i cili në tërësi arrin të eliminojë HIV nga organizmi i minjve.
Zbulimi ngjall shpresat se përfundimisht do të fitohet ilaçi kundër HIV-it.
Hulumtuesit thanë se me ndihmën e metodës Crispr “humanizuan” minjtë, duke iu shtuar atyre qeliza të caktuara të sistemit imun të njerëzve, të cilat më pas shkatërruan virusin në mushkëri, zemër, zorrë dhe trurin e minjve, vetëm pas një injeksioni intravenoz, transmeton kosovapress.
“Kemi konfirmuar të dhënat, të cilat i kemi fituar me rastin e eksperimenteve tjera dhe u përmirësua efikasiteti i strategjisë për ndryshimin e gjeneve. Po ashtu, kemi zbuluar se ajo është efikase edhe në rastet e infeksionit akut të qelizës në organizmin e miut dhe në rastin e infeksionit në qelizat e njeriut, të mbjella në trupin e miut”, tha dr.
Venhuji Hu. Ai ka shtuar se qëllimi kryesor në fazën e ardhshme është testimi në njerëz.Në hulumtim kanë marrë pjesë ekspertë të universitetit Templ dhe Universitetit në Pitsburg.
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare