Deputetë të partisë opozitare “Demokracia e Re”, 18 të tillë, kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Jashtëm Nikos Kotzias në Parlamentin grek, në lidhje me deklaratat e bëra nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe Maqedoni, gjatë një interviste në kanalin televiziv “SKAI”.
Sipas deputetëve të opozitës greke, Kammenos, i cili është njëkohësisht edhe kreu i partisë aleate “Grekët e Pavarur” në qeverinë “Tsipras”, ka shprehur disa pikëpamje në lidhje me zhvillimet e kohëve të fundit në Ballkan, që – siç theksojnë, – nuk janë serioze dhe konsiderohen të paqëndrueshme, pasi bien në kundërshtim me politikën e jashtme që ushtron Athina zyrtare.
Deputetët konservatorë pyesin ministrin e Jashtëm nëse kabineti “Tsipras” mbështet 3 pohime të bëra në intervistën e ministrit grek të Mbrojtjes, sipas të cilit: 1- Garanci për Perëndimin është krijimi i një harku kristiano-ortodoks në rajon. 2- Në Shkup është mëse e qartë se shumica e popullsisë janë shqiptare. 3- Të mos pranohet fjala “Maqedoni” në emërtimin e ri të fqinjit verior të Greqisë. Konservatorët grekë theksojnë se është e nevojshme që politika e jashtme e vendit të ushtrohet me qëndrueshmëri, përgjegjësi dhe formim politik, sidomos në një kohë kur situata në Ballkan është veçanërisht e paqëndrueshme dhe kritike. Ndaj ata kërkojnë nga kreu i diplomacisë greke, se cili është pozicionimi zyrtar i qeverisë për zhvillimet në Shkup dhe nëse pikëpamjet e reja për çështjet që lidhen me Maqedoninë nga Kammenos janë baza mbi të cilat po rindërtohet politika e jashtme greke.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...