Pas deklarimit të partive politike BDI-së, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët se do të deponojnë firmat e tyre në mënyrë që kreu social-demokrat ta merr mandatin nga presidenti Gjorge Ivanov, këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër veç ta zbatojë detyrimet kushtetuese vlerëson eksperti juridik, Naser Zyberi.
“Në bazë të nenit 90-të të kushtetutës kryetari i shtetit edhe me rastin e ndarjes së parë të mandatit është dashur që të kërkon sigurimin e shumicës parlamentare për të caktuar mandatarin për formimin e qeverisë së re. Duke pasur parasysh vendimin e partive politike shqiptare se do ta mbështesin LSDM-në në përcaktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re, kryetarit të shtetit i mbetet që ta jep mandatin për formimin e qeverisë LSDM-së, respektivisht kandidatit të përcaktuar nga kjo parti duke e mbështetur propozimin e partisë me 61 firma të deputetëve të cilët e mbështesin këtë propozim”, u shpreh për TVM2 eksperti juridik, Naser Zyberi.
Ai gjithashtu theksoi se, presidenti veç dëshmisë se një parti e caktuar apo koalicion ka siguruar shumicën e mjaftueshme për të formuar qeveri në bazë të kushtetutës nuk ka të drejtë të kërkojë diçka më shumë.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...