Zv.ministri i Punëve të Brendshme në RMV, Nazim Bushi, sot ka folur në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë, si dhe konkursin që është hapur në njësitin “Tigrat”.
Ai tha se mendon që në njësitin për operacione speciale “Tigrat”, do të ketë edhe shqiptarë.
“Në njësitin “Tigrat” për momentin ka mbaruar konkursi i brendshëm dhe tash vijon konkursi që kemi në Idrizovë, kadetët që janë atje, kemi diku 20 të paraparë mirëpo duhet të kenë trajnimin që duhet të kalojnë. Mendoj që do të kemi edhe shqiptar”, tha Bushi.
Por, edhe pse mund të ketë shqiptarë në këtë njësit, uniformat nuk pritet të jenë në dy gjuhë.
Kur u pyet në lidhje me këtë çështje, Bushi u shpreh: “do të shohim”.
“Qeveria solli njëzëri ndryshimet e Dekretit në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, mirëpo zbatimi do të jetë komfor Ligjit dhe Marrëveshjes së Ohrit. Kështu që do të shohim”, tha Bushi.
Në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, sa u përket uniformave, në nenin 8 të ligjit thuhet se shqipja duhet të përdoret në uniformat e policisë, ushtrisë, doganierëve, të zjarrfikësve, të shëndetësisë.
Kujtojmë se ditë më parë, numri një i policisë, Oliver Spasovski kishte deklaruar se në këtë dekret nuk do të përfshihen “Tigrat”, ngase ata veprojnë në nivel shtetëror ndërsa Ligji për përdorimin e gjuhëve parasheh që gjuha shqipe të jetë zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%./telegrafi
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...