Zijadin Sela ishte në grupin e deputetëve që u rrahën keq sëbashku me Zoran Zaevin gjatë bastisjes së Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët mbrëmjen e djeshme.
Raportimet më të fundit tregojnë se gjendja e tij është e mirë pavarësisht dhunës shtazarake që ushtruan ndaj tij paramilitarë të maskuar mbrëmë, përcjell Albeu.com.
Pavarësisht asaj që ndodhi, Sela ka dhënë mesazhe paqeje sot duke u thënë shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve.
Fotoja e mësipërme është nga më të shpërndarat në internet dhe mjaft shqiptarë e kanë bërë foto të profilit të tyre në Facebook.

Hulumtuesi i IKD-së: Progresi i Shqipërisë, Maqedonisë së Ve...
Tragjedi në Gjakovë – një person vdes në vendin e punës, mbe...
Gjykimi për spiunazh ndaj Shabanit dhe Qerimit mbahet me dye...
Avokati i Popullit publikon raportin për Specialen: Shqetësi...
Dita e Punëtorëve/ Nesër protestohet në Prishtinë
77 milionë euro për bujqësinë/ Muja: Arkitekturë e re për mb...