Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetar i Komisionit Evropian, Josepep Borrell, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, ku edhe siç është paralajmëruar, do ta kryesojë delegacionin e BE-së në Këshillin e 16-të për Stabilizim dhe Asocim ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës, Borrell sot do të takohet me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa nesër do të kryesojë Këshillin e Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe vendit, ku Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga kryeministri Kovaçevski, ndërsa Komisioni Evropian do të përfaqësohet nga Komisioneri Oliver Varhei./AlsatM
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe ...
Ferizaj: Pesë emigrantë ilegalë hasen në rimorkion e një kam...
DASH pritet të shkarkojë mbi 1 mijë e 300 punonjës
Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në një qendër arti dhe ku...
Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë ...
Gërvalla merr pjesë në ”Forumin e Dubrovnikut”