Një vajzë 17-vjeçare është zhdukur nga shtëpia për fëmijë pa prindër “11 Tetori” në Shkup.
Rasti në polici është paraqitur mbrëmë në orën 21:15, nga një i punësuar në Qendrën për Punë Sociale në Shkup.
Siç informojnë nga MPB, është denoncuar se vajza nuk është paraqitur në shtëpinë “11 Tetori” prej 21 dhjetorit të vitit të kaluar. Kujdestari i vajzës ka thënë se vajza shpesh ka lëshuar këtë institucion, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për gjetjen e vajzës./Telegrafi/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...