Në Maqedoninë e Veriut mbyllet këtë të premte fushata për zgjedhjet presidenciale, e nga mesnata nis heshtja zgjedhore.
Kandidati i përkrahur nga Aleanca e Shqiptarëve dhe “Besa”, Blerim Reka e përfundoi fushatën e tij me tubimin e një dite më parë në Tetovë, ndërsa ai LSDM-së dhe koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski e mbyll sot me mitingje në Strugë e Ohër.
Të shtunën, një ditë përpara zgjedhjeve, të drejtën e tyre të votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, 7 të shpërngulur brenda vendit, si dhe gati 3.600 të sëmurë e të moshuar, të cilët e kanë kërkuar këtë nga komisionet komunale zgjedhore.
Marrëveshja e Prespës, emri i ri i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe në BE, zhvillimi ekonomik, raportet ndëretnike dhe politikat për rininë, ishin temat kyçe të fushatës presidenciale në Maqedoninë e Veriut.
Në paraqitjet para qytetarëve, Pendarovski e vuri theksin në mënyrë të veçantë te marrëdhëniet ndëretnike. Por, mbështetje nga etnitë e tjera kërkoi edhe Gordana Davkova, kandidatja e përkrahur nga opozita.
Për Blerim Rekën, në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë koncept për shtet e jo vetëm për shoqëri për të gjithë. Më 21 prill, qytetarët maqedonas do të votojnë për njërin nga 3 kandidatët për president, ndërsa më 5 maj është raundi i dytë i votimit, kur edhe zgjidhet presidenti i ri i vendit./TCH/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...