Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre, ndërsa ka uruar që këto zgjedhje të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha të fitojë demokracia, shkruan arbresh.info.
Haradinaj përmes një shkrimi në facebook u ka bërë apel shqiptarëve që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për atë që i përfaqëson më së miri interesat e tyre.
Ai poashtu u ka bërë apel liderëve që do të marrin besimin e shqiptarëve pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit.
Postimi i tij i plotë:
Nesër qytetarët e Maqedonisë së Veriut do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre.
Fillimisht uroj që zgjedhjet të kalojnë në qetësi dhe mbi të gjitha, të fitojë demokracia.
Po ashtu, bëj thirrje për të gjithë shqiptarët, që nesër të dalin masivisht në zgjedhje dhe të votojnë për ata që më së miri i përfaqësojnë interesat e tyre.
Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit.
RH
Parashikimi i motit për sot
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...