Asnjë shqiptar nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci nuk janë pranuar në konkursin për polic në Serbi.
Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka thënë se ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore atje, përcjell Arbresh.info.
“Në listën e fundit të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, nga 43 kandidatë të pranuar në konkursin për policë, nuk është pranuar asnjë shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc. Po ashtu edhe në Medvegjë nga 22 polic, asnjë shqiptar. Ky është një sinjal alarmant që tregon vazhdimin e diskriminimit sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore, përkundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe obligimeve të shtetit. Para pak ditësh u bënë 24 vite nga Marrëveshja e Konçulit, e cila në thelb kishte synim inkuadrimin e shqiptarëve në jetën publike, sidomos në krijimin e një policie multietnike që do të garantonte sigurinë e qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Rexhepi në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje në reagimin e tij thuhet se nëse vazhdon kjo situatë ka gjasa të kthehemi në gjendjen e vitit 2001 kur shqiptarët ishin të përjashtuar nga institucionet shtetërore në Serbi.
“Nga viti 2002 deri në 2004 u arrit të përfshihen një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në polici. Por që nga ajo kohë, dhe për më shumë se një dekadë – nuk është pranuar asnjë shqiptar i ri në stacionet policore në Luginë. Sipas të dhënave që disponon Këshilli Kombëtar Shqiptar, nëse ky trend vazhdon, me daljen në pension të kuadrove aktuale dhe me mospranimin e policëve të rinj, shumë shpejt do të kthehemi në gjendjen e vitit 2001, kur shqiptarët ishin plotësisht të përjashtuar nga policia dhe institucionet e tjera shtetërore.Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ngritur vazhdimisht këtë shqetësim, duke avokuar si në instancat shtetërore, ashtu edhe tek faktori ndërkombëtar, për rikthimin e programit të policisë multietnike, sepse është e vetmja rrugë për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe proporcional, ashtu siç e parashikon kushtetuta, konventat ndërkombëtare dhe vetë Marrëveshja e Konçulit dhe Plani 7 pikësh. Mospërfshirja e shqiptarëve në polici nuk është vetëm padrejtësi, por është shkelje e marrëveshjes dhe rrezik për bashkëjetesën”, ka shkruar Rexhepi./Arbresh.info
KFOR-i amerikan patrullon në vijën kufitare me Serbinë
Irani kërcënon bazat e SHBA-së, Britanisë dhe Francës: Mos m...
Ministri i Mbrojtjes së Izraelit paralajmëron Iranin: Tehera...
Sulmet mes Izraelit dhe Iranit – Papa Leoni XIV bën thirrje ...
Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut
Osmani takon Kryetarin e JICA-s në Tokio