“I hedh poshtë kategorikisht pretendimet e kreut të Kuvendit Talat Xhaferi se unë kam qenë arsyeja e ndërprerjes së seancës. Aspak s’ka pasur një situatë të tillë.
Në asnjë moment nuk ka pasur fyerje direkte nga ana ime drejt Xhaferit. Përgjegjësinë për mos-vendimin e marrjes së imunitetit Xhaferi nuk mund ta hedhë te dikush tjetër. Pyetje është a punon hapur Xhaferi me VMRO-në.
Publiku kërkon përgjigje, a u kalkulua dje ose jo kurse z. Xhaferi është i obliguar të sqarojë. Kam kërkuar nga ai që ta lexojë konkluzionin që të mund të votohet para mesnatës. Dukshëm ishte se me vetëdije u prit të kalojë mesnata kur e patë se u qetësuan edhe deputetët e VMRO-së”, deklaroi Muhamet Zeqiri, deputet i LSDM-së.
Rama kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në ligj
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...