Zbulohet identiteti i gruas që u vetëdogj në Shkup

15:44 | 24 Qershor 2015
M. A.

Prokuroria publike bëri të ditur se nga MPB-ja janë informuar se është zbuluar identiteti i gruas e cila dje rreth orës 13.00 u vetëdogj në Parkun e qytetit të Shkupit, raporton Zhurnal.

Bëhet fjalë për 45 vjeçaren R.S., nga Shkupi. Prokurori publik ka biseduar me dëshmitar të ngjarjes ndërsa tani po hetohen motivet e tragjedisë.

Prokurori kompetent publik nga Prokuroria publike themelore – Shkup ka kryer hetime në Parkun e qytetit në vendin ku ishte djegur trupi i gruas.

Nga vendi i tragjedisë është përpiluar materiali dëshmues për të cilin prokurori publik ka dhënë Urdhër për ekspertizë kirminalistike- teknike si dhe Urdhër për obduksionin e trupit.

Prokurori public ka biseduar edhe me gruan e cila ka qenë dëshmitare e ngjarjes. Gruaja e ka dëgjuar britmën e tashmë të ndjerës në momentin derisa ajo është djegur dhe ka thirrur Ndihmën e shpejtë, informon Zhurnal.

Shpërndaje në rrjete sociale