Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras u shpallën detaje nga takimi në lidhje me propozimet e ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz në takimin në New York.
“Ne duam që të tejkalohet kjo mosmarrëveshje mes dy shteteve tona që zgjat më shumë se 25 vite, duam të jemi partnerë të barabartë në BE dhe anëtarë besnik të NATO-s. Për të dëshmuar vullnetin tonë të mirë dhe dëshirën për zgjidhje të këtij kontesti, para jush deklaroj se emri i ri aeroportit të Shkupit do të jetë “Miqësia”, tha kryeministri Zaev, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Zaev tha se detyra e negociatave kalon te Ministrat për Punë të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët do të mundohen të bëjnë çka është e mundur për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët./Telegrafi
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...