Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se kryetarja e Tetovës Teuta Arifi, nuk është kandidate për ambasadore në Washington.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Zaev tha se aspak nuk është diskutuar për Teuta Arifin si ambasadore në SHBA, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për Teuta Arifin nuk është diskutuar fare. Atë e kam mike, e mbështes, i ndihmojmë për Tetovën, kemi bërë disa investime serioze, por ajo as nuk ka shprehur dëshirë, as nuk është ofruar si kandidate”, tha Zaev.
I pyetur se deri ku është procedura për emërimin e kandidatit për ambasador në SHBA, Zaev tha se ka kandidatë cilësorë, por vendimi përfundimtar nuk është marrë akoma.
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”