Kryeministri Zoran Zaev është i kënaqur nga përkrahja për proceset euro-integruese dhe euroatlantike gjatë takimeve nga liderët botërorë.
“Këtu e shfrytëzuam mundësinë të shihemi me gjithë liderët, kishim takime me një pjesë të liderëve evropianë, një pjesë të liderëve botërorë, me qëllim të avancojmë pozitën e Maqedonisë së Veriut, por edhe ta përshpejtojmë dhe garantojmë vendimin që e presim nga Këshilli Evropian”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se këtë vizitë e ka shfrytëzuar për takime me gjithë liderët që kanë ndikim në sjelljen e vendimit që vendi të integrohet në NATO dhe BE.
Ai vlerësoi takimin me homologun e tij grek Mitsotakis si pozitiv. Në atë takim, sipas Zaevit është biseduar për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës që është e rëndësishme.
Në pyetjen nëse ka plan B për të, përveç anëtarësimit në NATO dhe nisjes së bisedimeve me BE-në, kryeministri në mënyrë kategorike tha se nuk ka plan B.
“S’ka plan B. Në anketat e fundit e pamë se 83% e qytetarëve janë për integrim në BE. Kështu që ne politikanët nuk duhet të mendojmë për plane tjera. Ky është plani ynë”, tha mes tjerash Zaev.
Ai shtoi se jetojmë me vlerat evropiane dhe se do t’i avancojmë këto vlera gjatë bisedimeve të kapitujve.
Gjykimi i katërshes së UÇK-së drejt fundit: Cilat janë proce...
Bayerni është i bindur se do ta blindoj me kontratë të re Up...
Rama takon nesër në Bruksel presidentin Costa, në fokus nego...
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
Policia jep detaje për vdekjen e 43-vjeçarit në vendin e pun...
Arrestohet një person në Prishtinë pasi kanosi zyrtarin poli...