Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në Ditën e Alfabetit Shqip, vlerësoi se kjo ditë është historike për popullin shqiptar.
“Është nder i veçantë për mua të drejtohem në këtë Akademi solemne me rastin e shënimit të 22 Nëntorit Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe me çka shënohet 111 vjetori i Kongresit të Manastirit i mbledhur që të unifikohet alfabeti i Gjuhës shqipe”, tha kryeministri Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se e gëzon fakti që akademia e mbrëmshme solemne për këtë ngjarje të historisë së popullit shqiptar dhe të historisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është edhe një ngjarje prej një sërë ngjarjesh të organizuara me respekt të madh këtyre ditëve me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Zaev në këtë akademi potencoi se shënimi i datave kulturore dhe trashëgimisë kulturore të tjetrit kontribuon në zhvillimin e një shoqërie për të gjithë me një ardhmëri prosperuese dhe evropiane dhe se kjo është esenca e bashkësisë tonë.
Rama kërkon përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në ligj
Çmimet në janar 5.8 % më të larta se një vit më parë
Edi Rama: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në Elbasan...
Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor...
Ukraina vendos sanksione ndaj Lukashenkos
Ramadani para ndeshjes me Celjen: Është e vështirë, por asse...