Kryeministri Zoran Zaev tha se ai do të takohej personalisht me kryeministrin bullgar Boyko Borissov për të diskutuar çështjen e gjuhës maqedonase, të cilën akademia bullgare e përshkroi si një dialekt bullgar.
“Tashmë kam bërë kontakte me Borissov. Në fund të dhjetorit ose në fillim të vitit të ardhshëm do të takohemi dhe bisedojmë, jemi miq, synojmë të jemi evropianë”, tha Zaev.
Kryeministri nuk zbuloi se si do të reagojë Maqedonia e Veriut ndaj Bullgarisë për këtë çështje.
Angel Angelov, ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, sot tha se deklarata e Kuvendit bullgar ishte qëndrimi zyrtar i Bullgarisë.
Kuvendi bullgar në tetor miratoi kartën e mbështetje të plotë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, me kusht që shteti të përmbushë një seri kushtesh që lidhen me historinë dhe gjuhën./Telegrafi/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir