Ka përfunduar takimi me përfaqësuesit e lartë të OSBE-së dhe Zoran Zaevit, ku është biseduar për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit në Kuvend, ku u sulmuan fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Pas takimit, Zaevi tha se OSBE-ja mund të ofrojë një ndihmë të madhe, parasegjithash për reformat që e presin Maqedoninë, reforma që ndërlidhen edhe me kriza të këtilla.
Ai bën të ditur se LSDM-ja ka kërkuar nga OSBE-ja që të përfshihet në këto procese që kanë të bëjnë me stabilizimin e vendit. I pyetur për flamurin shqiptar të vendosur në zyrën e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, Zaev tha se duhet të respektohet Kushtetuta e vendit.
”Dua të respektohen ligjet dhe Kushtetuta e Maqedonisë, pa marrë parasysh nëse këto shkelen edhe nga partneri ynë i koalicionit. Ligjet janë të qarta dhe duhet të respektohen. Nëse ndodhë ndonjë gabim i caktuar, atëherë shpresoj se do të përmirësohet. Ajo që duhet të jetë e qartë në Maqedoni është se ligji duhet të vlejë për të gjithë”, u shpreh ai.
Edhe në aspektin e përdorimit të gjuhëve, Zaev tha se është biseduar me partnerët e koalicionit që të ketë përparim në përdorimin e gjuhëve, por edhe në mbrojtjen e tyre, si të gjuhës maqedonase, shqipe, rome, etj.
https://www.facebook.com/makfax/videos/10154752002548353/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A