Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, ka realizuar takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Pacolli dhe Zaev në takim kanë diskutuar për fusha konkrete në të cilat do të intensifikohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Maqedonisë.
“Qeveria e Maqedonisë është e vendosur të ndërtojë marrëdhënie të mira me Kosovën, si dhe me gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim bashkëbiseduesit kanë konstatuar se Maqedonia dhe Kosova nuk kanë çështje të hapura dypalëshe dhe kjo hap mundësinë për përparimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.
Ministri Pacolli ka theksuar se Kosova mbështet integrimin e Maqedonisë në NATO, që sipas tij, do të kontribuon në forcimin e sigurisë dhe perspektivës së rajonit.
Në takim gjithashtu është biseduar edhe për mundësinë e realizimit të një takimi në nivel të kryeministrave.
Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inaugu...
Rama shkon në komunë, e pret betimi për mandatin e dytë
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta