Kryeministri Zoran Zaev, për “Sitel”, theksoi se ora policore nuk jep rezultate, por nëse ka nevojë për të, do të zbatohet.
“Jo akoma, sepse Komisioni i Sëmundjeve Infektive po shikon se ku po përhapet virusi. Përhapet nga grupimet dhe duke mos mbajtur maska mbrojtëse. Supozimi është që nëse vendoset karantinë ose orë policore, vetëm mund të zvogëlojë numrat për atë periudhë sa zgjat, por pasi të shfuqizohet, ata do të rriten përsëri”, tha Zaev.
Ai deklaroi se rekomandimi për të qëndruar në shtëpi pas orës 21:00, përjashtim të situatave të veçanta, është rekomandim serioz.
“Njerëzit kanë filluar t’i respektojnë më shumë masat. Ligji parashikon mundësinë e ndëshkimeve të rënda. Më shumë ndikon frika, ja edhe unë jam frikësuar, kam fëmijë në shtëpi, prindër të moshuar. Të gjithë jemi të frikësuar”, tha Zaev.
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...