Kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për Alsat, nuk e ka përjashtuar mundësinë për korrigjimin e draft-amendamentit të nenit 49 të Kushtetutës.
Më konkretisht bëhet fjalë për paragrafin 3 të këtij amendamenti në të cilin shkruan: “Republika kujdeset për përfaqësuesit e popullit maqedonas të cilët jetojnë jashtë vendit”.
Kjo shkaktoi reagimin e partitive parlamentare shqiptare. Reagime erdhën edhe nga Greqia, përfshi edhe ish ministrin Nikos Kotzias, nën arsyetimin se kjo dispozitë nuk është në frymën e Marrëveshjes së Prespës.
Komisioni për Çështje Kushtetuese më herët me shumicë votash miratoi amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës, ndërsa tani të njëjtit duhet të miratohen edhe në Kuvend, ku do të duhen 80 vota.
SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuz...
Kosova dhe Shqipëria cilësohen si vende “pjesërisht të lira”...
Vrasja në xhaxhait të Elijonës, reagon Benita
Fisnik Asllani shpjegon arsyen se pse zgjodhi Kosovën para G...
“I kam lutur ambasadorët që ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese...
Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë