Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev beson në mandat të plotë katër vjeçar dhe nuk konsideron se duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se janë të rëndësishme për opozitën, partitë politike shqiptare dhe para se gjithash Kuvendi.
“Unë besoj në mandat të plotë, para gjithash, për ekonominë, për shkak biznesit, për shkak institucioneve, për shkak qytetarëve të mund të planifikojnë dhe pas katër viteve mandat, dhe kjo do të thotë sukses dhe zhvillim”, tha Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se zgjedhjet do të ishin të domosdoshme nëse ndryshimet kushtetuese në Kuvend nuk do të ishin të mundura.
“Tash shohim se është e mundur dhe do ta vazhdojmë rrugë. E di që në fillim të prillit apo në fund të marsit do të ketë zgjedhje për kryetar. Me siguri deri në fund të vitit do të konfirmojmë se do të ketë vetëm zgjedhje për kryetar shtetit, por përsëri e përsëris, unë jam njëri nga kryesorët për vendime të këtilla, këtu e rëndësishme është opozita, partitë politike shqiptare, dhe mbi të gjitha Kuvendi”, tha kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
“Dividendi i luftëtarit”, Trump i jep çdo ushtari amerikan n...
KRU “Prishtina” njofton ndërhyrje në disa zona kyçe të kryeq...
Hamza: Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës lajm...
FIFA ndan shifër rekord për fituesin e Botërorit 2026, ulen ...
Votat “surprizuese” të Messit në The Best, mbështetje për PS...
Sulmi në Bondi, Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhë...