“Nëse vazhdojmë të jemi të bllokuar për në NATO dhe BE, atëherë do të duhet Evropën ta sjellim në Maqedoni, pasi mundësi tjetër nuk ka”, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për demokraci dhe kontroll mbi forcat e armatosura.
I pyetur nëse qeveria ka plan të dytë nëse nuk arrin marrëveshje për emrin me Greqinë, Zaev tha se reformat janë plani B, pasi qeveria është zgjedhur të çojë para jetën e qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çdo herë kemi plan B. E shihni se reformat i çojmë përpara, edhe pse e dijmë që duhet edhe çështjet e hapura politike t’i zgjidhim. Jemi të vendosur për ekonominë, pasi BVP, investimet kapitale dhe investimet e huaja janë shumë të rëndësishme”, tha Zaev.
Ai shtoi se edhe po të mos kishin ekzistuar BE-ja dhe NATO do të punonin në reforma dhe do ta përparonin sistemin për cilësi më të mirë të jetës së qytetarëve.
Haradinaj: AAK mbështet dërgimin e FSK-së në Gaza
Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin Nufi
Starmer: Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të udhëheqin mis...
Aksident në rrugën Rrëshen–Milot, 2 të vdekur dhe 5 të lëndu...
Kuka pas Evropianit: Një medalje e artë dhe paraqitje premtu...
Pa asnjë votë kundër, miratohet vendimi për dërgimin e FSK’s...