Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një deklaratë për gazetën greke “Efsyn”, u shpreh se për çdo ditë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë kanë përfitime të reja nga Marrëveshja e Prespës dhe arsye të reja pse kjo marrëveshje është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Ballkanit në 20 vitet e fundit.
Ai shtoi se dy shtetet dhe qytetarët e dy vendeve tani ndërtojnë miqësi dhe fqinjësi të mirë për dallim me atë çfarë ka ndodhur nga viti 1991 deri në vitin 2018.
“Bizneset tani bashkëpunojnë më shumë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë komunikojnë, lëvizin dhe bashkëpunojnë. Shkupi dhe Athina asnjëherë nuk kanë qenë më afër”, u shpreh Zaev.
Zaev theksoi se Marrëveshja e Prespës Maqedonisë së Veriut i solli anëtarësim në NATO dhe beson se nuk ka fuqi politike që mund t’i prishë marrëdhëniet e mira që nisën me nënshkrimin e marrëveshjes./Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen