Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar 67 aksidente trafiku, duke vazhduar monitorimin e rregullave të komunikacionit për të parandaluar incidentet në rrugë.
Nga këto aksidente, 26 përfunduan me lëndime, ndërsa 41 vetëm me dëme materiale.
Sipas raportit të Policisë, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë arrestuar 16 persona, ndërsa 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Një person është dërguar në ndalim policor dhe një tjetër po vuan dënimin në institucionet përkatëse.
Policia ka vazhduar kontrollet në rrugë dhe ka shqiptuar gjithsej 2,553 gjoba brenda 24 orëve të fundit.
“Ulu në vend, s’ta jap fjalën”, përplasje mes Albulena Haxhi...
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...