Me 80 vota ‘pro’, Kuvendi i Maqedonisë miratoi nismën për ndryshimet kushtetuese, që i hap rrugën ndryshimit të emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut duke hapur kështu rrugën e Maqedonisë drejt integrimit euroatlantik.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, e falenderoi secilin deputet që e bëri të mundur një gjë të tillë.
“Ky është moment historik, i falënderohemi çdo deputeti që mori guximin dhe tejkaloi interesat partiake, për të zgjedhur të ardhmen e vendit. Unë si kryeministër do të mbajë llogari për sigurinë tuaj dhe të familjeve të juaja”.
Zaev menjeherë pas votimit duke u prononcuar për media tha se Maqedoninë e pret akoma shumë punë përpara.
“Udhëtimi jonë drejt BE-së dhe NATO-s sapo ka filluar, na pret shumë punë që këtë rrugë ta bëjmë më të shkurtër. Na pret miratimi i amendamenteve. Duhet të fokusohemi në realizimin e reformave”.
“Duhet ta vazhdojmë këtë që e filluam sot dhe kthim pas nuk ka. Jam i bindur që bashkë Maqedoninë do ta shpiejmë drejt një të ardhme më të mirë”./ Alsat M
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore