Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot nga Shtipi paralajmëroi se gjatë fundjavës do të fillojnë të publikohen emrat e personave që do të propozohen për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë e re teknike.
Ai theksoi se LSDM-ja tërësisht është e përgatitur edhe juridikisht edhe formalisht për të hyrë në institucionet dhe vendosjen e tyre, siç tha ai, garantuesve të zgjedhjeve të parakohshme të ardhshme.
“Zgjidhjet kadrovike me siguri këtë fundjavë do të fillojmë t’i hapim. Sigurisht që ne kemi plejadë të kuadrove tanë dhe shohim të jenë njerëz të cilët para së gjithash kanë interesin për Republikën e Maqedonisë, ku mund të japin kontribut në këtë trijar politik të hapur në Maqedoni, si shkak për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në vend, ndërsa si dhe qëllimi përfundimtar ta kenë të ardhmen e mirë të vendit tonë. Sigurisht që vëmendje të veçantë do t’i kushtohet zgjedhjes së kuadrit për zgjedhjen e ministrit të Punëve të Brendshme, kjo ka të bëjë me vendimin tonë të tërësishëm të propozuar nga opozita. Por duhet të jetë profesionist, ekspert. Kjo do të thotë se disa nga bashkëpartiakët tanë nuk mund ta kryejnë këtë funksion, edhe pse kemi plejadë të kuadrit për këtë punë. Por, kështu është sipas marrëveshjes dhe kështu do ta respektojmë”, deklaroi Zaev pas vizitës së sotme në Shtip.
Lideri i LSDM-së konsideron se përfaqësuesit e grupit të punës të VMRO-DPMNE-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe për reforma në media blejnë kohë dhe u ikin zgjidhjeve.
“Duhej që KSHZ-ja tërësisht të riorganizohet, me kompetenca të kompletuara dhe më të ketë filluar proces. Duhej të dimë se cila do të jetë mënyra e revidimit të listës zgjedhore, duhej t’i dimë ndryshimet në legjislacionin zgjedhor, në media. Alarmuam dhe apeloj që përvoja nga negociatat për prokurorin special na sollën deri në moment të fundit të vendosjes, të mos ndodhë kjo edhe për pikat e tjera. Të ulen e me kujdes politikanët dhe partitë politike, duke na përfshirë edhe neve socialdemokratëve t’i definojmë vendimet dhe të mos blejmë kohë”, tha Zaev.
I pyetur se nëse pret që deri më 6 tetor sërish të mbërrijë eurokomisari Han që ta zgjidhë edhe pikën për Kodin zgjedhor, Zaev thotë se nuk ka ka nevojë nga asnjë përfaqësues ndërkombëtar, nëse me të vërtetë partitë dhe grupet e punës janë të përqëndruar në gjetjen e zgjidhjeve. Gjithsesi, siç tha, është e mirëseardhur ndihma nga miqtë nga bashkësia ndërkombëtare pa dallim se nëse janë nga BE-ja ose SHBA-ja.
Zaev nuk dëshiroi që ta komentojë ekipin e bashkëpunëtorëve të prokurorit special, por theksoi se si prokuror e ka gjithë autonominë për vendosje dhe vendimi është i saj se kë do të ketë bashkëpunëtorë.
“Pritja jonë është që proceset të rrjedhin sa më shpejtë që është e mundur, qytetarët presin drejtësi, kërkojnë epilog juridik për të gjithë proceset të cilët prokuroria speciale publike do t’i hapë, ndërsa ato janë proceset të cilët dalin nga përgjimi i paautorizuar. Shpresoj se do të presim procese dinamike”, tha Zaev.
Ai së bashku me bashkëpunëtorët e saj dhe udhëheqësinë e OK të LSDM-së në Shtip sot ka takime me qytetarët.
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...
Bahamas njeh Kosovën, Begaj: Kontribut domethënës për paqen
Parashikimi i motit për sot
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...