Kryeministri Zoran Zaev sot në shënimin e Ditës së Natos tha se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe se janë të vendosur në qëllimin që vendi të bëhet anëtarja e 30-të e Aelancës.
“Vlerësoni hapat tonë dhe na ndihmoni që ta marrim vendin e merituar – anëtare e plotë e NATO-s, krah për krah me ju dhe në vendin ku përkasim, si shtet dhe si qytetarë të Maqedonisë”, ka thënë Zaev, përcjell telegrafi Maqedoni.
Ai ka shtuar se nga pritja e gjatë para dyerve të NATO-s, paraqiten pasoja të padëshiruara për gjithë partnerët.
“Viti 2018 mund të jetë historik për Maqedoninë, nëse shteti jonë merr ftesën e pritur për në NATO, si dhe datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Në këtë rast do të jetë vit historik edhe për NATO-n edhe për BE-në, pasi anëtarësimi i Maqedonisë kontribuon në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”, tha Zaev.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës