Komisioni Evropian (KE) është duke përgatitur një takim ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku të futar do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit.
Në lidhje me këtë, agjencia e lajmeve AIM bën të ditur se zyrtarja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, e ka ftuar Zoran Zaevin që ta përfaqësojë Maqedoninë në këtë takim.
Ftesa për Zaevin është dërguar si ”i caktuar për kryeministër”. Qëllimi i takimit është që të diskutohet për gjendjen në rajon në lidhje me ngjarjet e fundit, si edhe për të ardhmen e përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...