Shefi i diplomacisë greke, Georgios Katrougalos në intervistë për i konfirmoi informacionet se po planifikohet takim bilateral mes kryeministrit të Maqedonisë dhe Greqisë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynhen nga 15 deri më 17 shkurt.
“Duket se po planifikohet takim i tillë”, thotë Katrougalos, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministri alternativ i MPJ-së greke në pyetjen nëse planifikohet vizitë e Zaevit në Athinë, thotë se “nga këtu e tutje do të ketë bisedime mbi shkëmbimet e ndryshme në të gjitha nivelet , për t’u promovuar bashkëpunimi bilateral”.
“Planifikohen shkëmbime në të gjitha nivelit, t’u ndihmojmë me obligimet evropiane dhe kryesisht t’i zhvillojmë marrëdhëniet bilaterale ekonomike”, sqaron Katrougalos.
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Rama i pakënaqur me punën e sekretariateve në parti, paralaj...