Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se është krenar që vendi ynë ka përballuar me sukses sfidën me coronavirusin dhe njoftoi se ata do të merren me pasojat ekonomike dhe financiare në të njëjtën mënyrë.
Lidhur me bojkotin e mundshëm të fushatës nga OBRM-PDUKM, ai tha se një gjë e tillë nuk është aspak e dëshirueshme.
“Nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve nga askush. Të gjithë kanë paraqitur listat e kandidatëve, KSHZ i pranoi ato lista. Zgjedhjet tashmë janë përcaktuar qartë. Nëse dikush do të bojkotojë fushatën, më besoni, ne nuk duam që dikush ta bëjë atë. Lërini qytetarët të vlerësojnë argumentet, ne mbetemi të hapur për bisedime”, tha Zaev.
Për caktimin e datës për zgjedhje, Zaev tha se dëshirojmë marrëveshje por nëse nuk ka atëherë mbetet në afatet ligjore dhe respektimi i kushtetutës.
Punimet e ndërtimit në rrugën Veternik–Graçanicë zvarriten, ...
Policia në veri ndalon 4 automjete me targa serbe me mallra ...
OEK i kërkon BE-së të heqë masat kufizuese dhe të hapë rrugë...
“Nuk kemi garanci”, Syla thirrje ish-luftëtarëve të mos marr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 18-vjeçarit që u gjet i vdeku...
Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa L...