Ditën e martë, udhëheqësi i LDSM-së Zoran Zaev, do të “shpërthejë bombën e tetë”. Këtë e ka shprehur vetë Zaev, ndërsa ka ftuar mediat dhe qytetarët që të martën në Sallën Universale të jenë të pranishëm në konferencën për shtyp. Udhëheqësi i LDSM-së tha se do të paraqitet mashtrimi më i rëndësishëm i procesit zgjedhor nga ana e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorët e tij.
“Një pjesë e një ekipi të Nikolla Gruevski, janë bërë perëndi. Dëgjuat dhe se cilët janë njerëzit që i ndihmojnë Gruevskit dhe janë pjesë e falsifikimeve të zgjedhjeve dhe manipulimit të grabitjes klasike zgjedhore. Ka edhe shumë më tepër edhe më keq se këto të sotmet” tha Zaevi. /albeu
Musliu – Gërvallës: Donikë, jep dorëheqje
BE-ja bëhet gati për temperatura të larta
OKB-ja paralajmëron rrezikun e vdekjes nga uria në disa vend...
Bërnabiq: Situata në Kosovë kurrë nuk ka qenë më e rëndë
Sulmohen veturat e mediave në Leposaviq
Llapi ndanë rrugët me mbrojtësin brazilian Fernandinho