Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, tha se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme.
“Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut” tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit.
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill.
Dorëzohet një person në polici në Gjakovë, me vete kishte gr...
Florent Hadërgjonaj në formacionin e javës në Turqi
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...