Kancelari austriak, Sebastian Kurc, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian, vendosi të mbledhë, më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Kurc do ti mbledh krerët e Ballkanit Perëndimor për një drekë pune të hënën në Vjenë.
Nga kabineti i kancelarit Kurc për “Tanjug” thonë se në drekë do të jetë prezent kreu i qeverisë serbe, Ana Brnabiç, kryeministrat e Shqipërisë dhe Malit të Zi, Edi Rama dhe Dushko Markoviq, Kryetar i Këshillit të Ministrave të BiH-së, Denis Zvizdikj dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Kryeministri, Zoran Zaev, më parë kishte lajmëruar se do të ishte prezent në drekën e punës mirëpo për shkak të problemeve të brendshme politike Zaev ka anuluar pjesëmarrjen e tij, shkruan “Tanjug”.
Në takim, përveç kryeministrave të Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi,Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës, do të jenë prezent edhe komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn dhe ajo e Ekonomisë Dixhitale, Maria Gabriel./alsat m
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...