Kryeministri i vendit, Zoran Zaev thotë se “nuk ka alternativë për në Bashkimin Evropian, por BE për fat të keq e mban Maqedoninë e Veriut për 17 vite vend kandidat pa i mundësuar hapin tjetër të merituar për rrugën tonë drejt integrimeve”.
Zaev theksoi se në raportin zyrtar të BE-së, 100 për qind janë vërtetuar proceset që kanë qenë obligim për Maqedoninë e Veriut për marrjen e datës për nisje të bisedimeve.
“Vendimi është marrë, por konferenca e parë ndërqeveritare nuk është caktuar për shkak se vetëm një anëtar i BE-së nuk jep pëlqim për nisjen e bisedimeve”, tha Zaev.
Sipas Zaev, Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më e afirmuar në rrugën drejt BE-së.
“Vendi ynë është shembull për bashkëjetesën dhe kundër argument i të gjitha tezave për territore etnike dhe kufi në Ballkan. Vendi ynë është shembull se nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë mund t’i zgjidhin çështjet më të rëndësishme”, tha Zaev.
Në lidhje nëse “Open Balkan” është alternativë për Bashkimin Evropian, Zaev theksoi se alternativë për në BE nuk ka dhe nuk duhet të ketë.
“Derisa presim BE të vendosë, nuk ka dilemë se do të punojmë dhe ndërtojmë miqësi, do t’i hapim të gjitha pengesat administrative dhe barriera me qëllim që të jemi më mirë në ekonomi, tregut dhe eksport për shkak se kjo rrit BPV-në, standardin ekonomik, vendet e punës etj”, tha Zaev./Telegrafi/
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...