Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka uruar qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e saj në NATO, si anëtarja e 30-të.
Xhaferi në një postim në Facebook ka thënë se Maqedonia e Veriut përmbushi qëllimin strategjik që e priste dhe se e meritoi atë me plotë kuptimin e fjalës.
“Sot, vendi ynë e përmbushi qëllimin strategjik që e priste dhe e meritoi me plot kuptim të fjalës. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e 30-të e Traktatit Veriatlantik të NATO-s, aleancës ushtarake dhe politike më të fuqishme në botë”, ka shkruar Xhaferi në facebook.
Postimi tij i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Të nderuar institucione të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Urime, urime të sinqerta dhe të përzemërta për të gjithë ne!
Sot, vendi ynë e përmbushi qëllimin strategjik që e priste dhe e meritoi me plot kuptim të fjalës. Sot, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë anëtare e plotfuqishme e 30-të e Traktatit Veriatlantik të NATO-s, aleancës ushtarake dhe politike më të fuqishme në botë.
Të hënën, para selisë së NATO-s në Bruksel, zyrtarisht do të ngritet flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Jeni krenarë, jeni të lumtur, këtë e merituam të gjithë bashkë!
Talat Xhaferi
#WeareNATO
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...