Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka thënë se Presidenti Gjorgje Ivanov i ka 10 ditë afat ta mandatojë Kryeministrin e ri të Maqedonisë.
Pa marrë parasysh veprimet e Ivanovit, i cili deri më tani ka pasur qasje refuzuese ndaj shumicës së LSDM-s dhe partive shqiptare, Xhaferi është zotuar se t’i shfrytëzojë kompetencat e tij si kryetar që të vazhdojë procedurat parlamentare konform përcaktimeve kushtetuese.
Këto komente kryeparlamenari Xhaferi i ka bërë në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, pak orë pasi iu dorëzuan çelësat e kabinetit të kryetarit.
Xhaferi, nga kabineti i tij, ka folur edhe për ditën kritike të 27 prillit. Ai ka thënë se do të merren në përgjegjësi ata që shkaktuan dhunë në parlament, duke përfshirë edhe deputetët që u dolën në krah protestuesve të dhunshëm.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë e ka komentuar edhe mungesën në Kuvend të Ali Ahmetit. Sipas tij, nëse Ahmeti do të ishte në seancë pasojat e dhunës do të ishin më të mëdha dhe dhuna mund të bartej edhe jashtë parlamentit dhe mund të shndërrohej në konfrontim ndëretnik. /Syri/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...