Seanca konstitutive është dashur të vazhdohej dje, ku do të rizgjidhej për kryetar Kuvendi Talat Xhaferi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Dje Xhaferi caktoi shtyrjen e seancës për sot në orën 12:00.
Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime midis grupeve parlamentare, por disa nga media shkruajnë se problemi është midis deputetëve të BDI-së për shkak të ndarjes së departamenteve.
Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDI-së, kryetari aktual Talat Xhaferi do të nominohet përsëri për këtë pozicion. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët dje mbledhin nënshkrime për propozimin që Xhaferi që të jetë edhe një mandat tjetër kryetar i Kuvendit.
Seanca zgjedhore e Xhaferit u njoftua nga kreu i BDI Ali Ahmeti ditën e mërkurë, kur njoftoi postet ministrore në një mbledhje partie të kryesisë së lartë.
Me zgjedhjen e Xhaferit, shumica në Kuvend do të përbëhet nga LSDM-BDI, ku përfshihen partitë nga koalicionit “Mundemi” dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Sipas numrave, shumica parlamentare do të përbëhet nga 62 deputetë./telegrafi
KEDS del me sqarim për ndërrimin e orëve, thotë se s’lidhet ...
Disa pompa shkelin vendimin e Ministrisë, shesin me çmime pë...
Detaje nga plagosja me thikë e 2 adoleshentëve në Shkodër, s...
Ballkani fiton ndaj Dukagjinit dhe merr kreun, fitojnë edhe ...
Fjalimi përmbyllës i mandatit të Presidentes Osmani: Kosova,...
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!