Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sonte se Serbinë e presin ditë të vështira dhe paralajmëroi se së shpejti do t`i informojë qytetarët për të gjitha sfidat që e presin.
“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në profilin në Instagram.
Vuçiq njoftoi se në ditët në vijim do ta njoftojë “popullin e Serbisë me të gjitha sfidat” që e presin.
“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiq, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq./rtk/
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit