Mbajtja e Aleksandar Vulinit si drejtor i Agjencisë së Informacionit të Sigurisë (BIA) është në pikëpyetje serioze. Dhe jo vetëm sepse shkarkimi i tij është një nga kërkesat e protestës “Serbia kundër dhunës”, por edhe sepse përfaqësuesit e vendeve perëndimore nuk duan të bashkëpunojnë me BIA-n ndërkohë që Vulin është në krye të saj.
Spekulohet se kandidat për pasues të tij është Zlatibor Lonçar, ish-ministër i Shëndetësisë.
Në listën e kushteve nga protestat “Serbia kundër dhunës”, që mbahen prej javësh në Beograd, është edhe shkarkimi i Aleksandar Vulinit nga kreu i Agjencisë për Informim të Sigurisë. Megjithatë, largimi i tij nga ai pozicion është kërkuar prej kohësh nga Perëndimi.
Më 1 dhjetor të vitit të kaluar Vulin u emërua në krye të BIA-s dhe për këtë veprim të qeverisë së Vuçiqit reaguan ashpër edhe një pjesë e opinionit serb, por edhe përfaqësues të vendeve perëndimore.
Kështu, në fillim të janarit, ambasadori amerikan Christopher Hill, në takim me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq, tha se bashkëpunimi me BIA-në do të jetë “thellësisht i ngrirë” në periudhën e ardhshme dhe se pas bisedimeve në Uashington, u konkludua se vendimet e personelit në Agjencinë e Informacionit të Sigurisë paraqesin një problem të madh për SHBA-në, raportonte më herët N1.
Më pas Hill tha se në anën tjetër SHBA-të dëshirojnë të intensifikojnë bashkëpunimin me disa departamente të tjera të Qeverisë së Serbisë, në mesin e tyre edhe me MPB-në, si dhe se do të organizojnë vizitën e ministres së policisë Bratislava Gashiq në Uashington.
Emërimi i Vulinit në BIA nuk u pa as në favor të BE-së. Kështu emri i tij përmendet edhe në Raportin e Parlamentit Evropian për Serbinë, në të cilin shkruhet se ai njihet për retorikën e tij anti-BE dhe pro-ruse dhe se në të kaluarën ka ndarë me autoritetet ruse informacione për takimet e opozitës ruse në mërgim.
Vulin është aktori kryesor i skandalit ndërkombëtar kur në maj të vitit 2021 një grup opozitarësh rusë të kryesuar nga Vladimir Kara-Murz dhe Andrej Pivovarov u ndoqën dhe u përgjuan në Beograd. Siç ka deklaruar më parë për “Nova” Kara-Murza, vetëm dy ditë pas atij takimi, Vulin ka udhëtuar drejt Moskës dhe i ka dorëzuar Patrushevit transkriptet e bisedave të tyre.
Sipas informacioneve, Vuçiq tani është vërtet i gatshëm të mendojë për zëvendësimin e tij.
Një pjesë e opinionit politik tashmë po spekulon se vendin e tij mund ta zërë Zlatibor Lonçar, ish-ministër i Shëndetësisë dhe zyrtar i SNS-së, i cili ka qenë prej kohësh në ilegalitetin mediatik.
Pas tetë vitesh në Ministrinë e Shëndetësisë, ai nuk ishte në listën e ministrave të rinj. U përfol se do të bëhej kreu i Qendrës Urgjente, por kjo nuk ndodhi.
Nga një muaj paraburgim për tre persona për “Ushtrim ndikimi...
Cristiano Ronaldo pranë një transferimi shokues, megjithatë ...
Sulmi në Ukrainë, Kallas bën thirrje për “presion më të fort...
Beatrix Ramosaj simpatike dhe e thjeshtë në rrugët e New Yor...
“Loçkë”, “Zemër”, AGK: Dënojmë gjuhën seksiste të Ramës ndaj...
Tragjedi në Tiranë – bojleri i bie në kokë, vdes 52-vjeçari