Presidenti i serb Aleksandar Vuçiq, sot ka deklaruar se Serbia mbështet marrëveshjen për emrin mes Shkupit dhe Athinës.
Vuçiq gjithashtu ka thënë se ata do të respektojnë vendimet e presidentit Gjorge Ivanov dhe kryeministrit Zoran Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas trajnimit të policisë në Kraljevo, për qëndrimin e Serbisë në lidhje me marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, Vuçiq tha se kjo është çështje e brendshme, në të cilën ata nuk përzihen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne nuk përzihemi në marrëdhëniet e brendshme dhe duam që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të qetë”, tha Vuçiq.
Mediat serbe duke përcjellur këtë deklaratë të Vuçiqit, kanë shkruar se dy kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras kanë nënshkruar marrëveshjen, ndërsa presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka dalur kundër.
Trump: Irani dëshiron marrëveshje!
Shtetasi i Malit të Zi arrestohet në Prishtinë për vjedhje t...
IKSHPK njofton se në cilat zona të vendit nuk rekomandohet u...
Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut zhvillon aktivitet ...
Lladrovci në Xhaminë Al-Aksa: U luta për ata që i japin zor ...
Gjeneral Jashari vlerëson mbështetjen japoneze për FSK-në