Vuçiq e ngrit zërin pak, pastaj thotë se serbët e dinë çka është NATO: Nuk duam ta pësojmë përsëri

15:49 | 21 Gusht 2022
A Z

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq duke folur me goxha zë në një konferencë për media pas takimit me përfaqësuesit e strukturave ilegale të tij në Kosovë.

Vuçiq tha se “njësitë speciale e kanë pushtuar shumë herë veriun”. Për të shkuar andej, sipas tij, Policia e Kosovës duhet të kërkojë leje nga kryetarët e katër komunave me shumicë serbe.

“Detyra e tyre është ta sigurojmë paqen për serbët në Kosovë. Nuk është puna juaj ta shkatërroni pronën e popullatës serbe, por të siguroheni që kjo bandë të mos kalojë Ibrin. Për ju barrikadat janë problem, jo ​​kriminelët dhe vendimet e paligjshme. Stoltenberg e konfirmon këtë në intervistën e tij”, ka theksuar Vuçiq.

Pas kësaj, është zbutur, duke thënë se “serbët e dinë çka është NATO”.

“Serbët nuk janë budallenj dhe ata e dinë se çka është NATO, tashmë kanë vuajtur nga NATO dhe nuk iu shkon mendja që ta përjetojnë më”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se është i sigurirt se Perëndimi ka gisht mbi gjithçka që po ndodh në Kosovë.

LEXO EDHE:

Vuçiq iu tregon serbëve: Këto janë 6 pikat e Kurtit për marrëveshjen përfundimtare

Jevtiq: Qëllimi nuk janë targat dhe dokumentet, por dëbimi i serbëve nga Kosova

Nis takimi i Vuçiqit me serbët e Kosovës

 

Shpërndaje në rrjete sociale