Takimi është konfirmuar mbrëmë nga kabineti i presidentit serb. Vuçiq dy herët e fundit ishte takuar me Medvedevin në Moskë më 2014 dhe 2015.
Mediat serbe e kanë përshkruar takimin e tyre si rast “historik”. Vuçuq sot dhe nesër do të qëndrojë në Minsk me ftesë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.
Përveç Lukashenkos, Vuçiq në Minsk do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili.
